Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Tashmë ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo mbledhje vjen pas përfundimit të takimeve të grupeve punuese mes LDK-së dhe LVV-së për harmonizim të programeve për Qeverisje.

Periskopi gjatë ditës së sotme ka raportuar se gjatë këtij takimi pritet të diskutohet për ecurinë e bisedimeve midis dy partive fituese për formimin e një koalicioni qeverisës.

Një zyrtar  i LDK-së kishte thënë për Periskopin se pritet të diskutohet rreth marrëveshjes së mundshme për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

‘’Sot do të mbahet mbledhje e rregulltë e kryesisë. Ndër tjera do të diskutohet edhe për themelimin e qeverisë me VV-në’’.

Pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do të mbajë një konferencë për media.

Shpërndaje në: