A do të jetë Haalandi zëvendësues i Suarezit në Barcelonë?

A do të jetë Haalandi zëvendësues i Suarezit në Barcelonë?

Kandidati për President i Barcelonës, Victor Font, ka insistuar se sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit, Haaland, është alternativa më e duhur për sulmin e klubit blaugran për ta zëvendësuar uruguaianin, Luis Suarez, përcjell Periskopi.

Ai më tutje shtoi se edhe pse trajneri po e kërkon sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay, ai nuk është se pajtohet me të, kjo pasi situata për shkak të pandemisë është kritike dhe do të ishte e mirë të llogaritnin në talentët e La Masias.

“Pandemia na ka vendosur në një situatë kritike dhe ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë të gjitha nënshkrimet e mëdha që duam, të paktën në një periudhë afatshkurtër. Ne gjithmonë mund të bazohemi në talentët që kemi tashmë në La Masia “.

Shpërndaje në: