A do të rikthehej në KQZ nëse Gjykata i jep të drejtë? Ja çfarë thotë Valdete Daka

A do të rikthehej në KQZ nëse Gjykata i jep të drejtë? Ja çfarë thotë Valdete Daka

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se vetëm dëshiron ta dijë nëse është shkarkuar me të drejtë apo pa të drejtë.

Sipas Dakës një veprim i tillë ka pasoja kur je i pari i shtetit, sepse ke detyrime, obligime, benefite dhe natyrisht që çdo veprim apo nënshkrim ka peshë të ndryshme nga një person i thjeshtë.

“Dua vetëm ta dijë se a jam shkarkuar me të drejtë apo pa të drejtë, ta heki atë barrë nga vetëvetja. Normalisht që ka pasoja kur je i pari i shtetit, sepse ke detyrime, obligime, benefite dhe natyrisht që çdo veprim apo nënshkrim ka peshë të ndryshme nga një person i thjeshtë. Jemi duke folur për presidentin e shtetit, për një organ të pavarur kushtetues dhe natyrisht që ka peshë. Vetëm jam duke e mbrojtur veten time”, shprehet Daka.

E pyetur nëse do të kthehej prapë në KQZ nëse Gjykata i jep të drejtë, Daka përgjigjet kështu, “Jo, nuk është ai qëllimi im, kisha dashur vetëm një statifaksion moral dhe të vërtetohet ajo që pa të drejtë jam shkarku”, ka thënë Daka, përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: