A do të vazhdojnë reshjet e shiut? Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

A do të vazhdojnë reshjet e shiut? Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ndryshueshëm por më nxehtë javën e fundit të majit. Priten edhe reshje shiu me bubullima.

Dita e hënë fillon me mot jo edhe shumë të ngrohtë dhe me kushte për të reshura shiu me bubullima. Nga dita e martë parashihet të mbajë mot më i nxehtë, sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte. Të martën e mërkurën paraqiten edhe kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima orëve të pasdites.

Të enjten nuk po paraqiten kushte për reshje, derisa të premten sërish mundësi për shi e bubullima orëve të pasdites.

23.05 – Kryesisht me vransira. Që nga mëngjesi paraqiten kushte për reshje lokale shiu, ndërsa orëve të pasdite shoqërohen edhe me bubullima.
24.05 – Nxehtë, kryesisht me diell paradite. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
25.05 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite vende-vende me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
26.05 – Nxehtë, me vransira dhe intervale me diell.
27.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet fillimisht arrinë deri në 23C e 25C, e të mërkurën dhe të enjte edhe deri në 31C e 32C.
Era ndryshon drejtimin në jugperëndimi nga dita e martë dhe frynë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 4-14m/s.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies, e më pas në rritje.

Shpërndaje në: