Flet deputeti i VV’së pas deklaratave të Kurtit për Kodin Civil: Qëndrimi është i njëjti nuk ndryshon, pavarësisht ndonjë presioni

Flet deputeti i VV’së pas deklaratave të Kurtit për Kodin Civil: Qëndrimi është i njëjti nuk ndryshon, pavarësisht ndonjë presioni

Projektligji për Kodin Civil duket se do të krijoj përçarje përsëri brenda Vetëvendosjes. Kryeministri Albin Kurti në një paraqitje të tij në Berlin ka folur për Kodin Civil, i cili s’po kalon në Kuvend.Për këtë nen, Kurti dha një zotim të fortë se do t’u ofrojë qytetarëve të  Kosovës të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini, shkruan Periskopi.

Periskopi ka kontaktuar deputetin e partisë në pushtet Gramos Agusholli, ai tha se nuk ka ndryshuar mendje sa i përket Projekligjit për Kodin Civil, pavarësisht ndonjë presioni.

“Jo nuk kam ndërruar mendim, qëndrimi është i njëjti edhe nuk ndryshon, pavarësisht ndonjë presioni, ose diçka ashtu siç po paraqitet në disa media.”-tha Agusholli për Periskopin.

Në një ngjarje të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, Kurti ka dhënë dy paralajmërime: zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë, madje për të dytën deklaroj se do të merret personalisht për ti siguruar votat për këtë çështje dhe se është caktuar edhe vendimi për mbledhjen e Qeverisë.

Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, deklaroj Kurti.

Hiç më pak se 14 deputetë të Vetëvendosjes kishin votuar kundër Kodit Civil, deputetë të partisë në pushtet,  nuk votuan pro këtij projekt-kodi, bile disa zgjodhën fjalët më ofenduese ndaj komunitetit LGBTI+.

Periskopi ka provuar të kontaktojë edhe disa deputetë tjerë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm./ALBINA ZARIQI-PERISKOPI

Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë

Kurti premton votimin e Kodit Civil në Berlin, harron se kundërshtohet nga bashkëpartiakët e tij

               

Shpërndaje në: