A duhet të shkarkohet Challandes, Andin Lokaj për Periskopin: Rezultatet nuk janë reale

A duhet të shkarkohet Challandes, Andin Lokaj për Periskopin: Rezultatet nuk janë reale

Selektori, Bernard Challandes e ka gjetur veten nën presion të madh pas serisë së rezultateve negative të Kombëtares së Kosovës.

‘Dardanët’ nuk dinë për fitore në dhjetë ndeshje, gjatë së cilës kanë regjistruar tetë humbje dhe dy barazime, gjë që ka nxitur reagime të shumta nga audienca dhe kërkesa të vazhdueshme për shkarkimin e teknikut zvicëran, shkruan Periskopi.

Challandes, aktualisht i infektuar me Covid-19 dhe i izoluar, nënshkroi në gusht të këtij viti kontratë të re dy-vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në lidhje me shkarkimin e tij ka folur edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj – i cili kur është pyetur nëse Challandes duhet të shkarkohet – ka thënë:

“Përkundër rezultateve negative të cilat i regjistruam, mendoj se ato nuk kanë qenë reale, shumë mirë luajtëm edhe me Maqedoninë, paramendoni po të ishim të kompletuar, nuk do të vinte në shprehje humbja.

“Nuk është çështja te kontrata e Challandes, por tani nuk është koha e duhur për të bërë ndryshime ngase situata me pandemi neve si shtet të vogël na ka godit më së shumti, andaj në rrethana normale besoj fuqishëm në rikthimin e Kombëtares dhe kualifikimet e rregullta do të jenë pasqyrë reale. Nëse edhe atëherë gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë të gjithë, normalisht që do të duhej të shqyrtohej vazhdimi i bashkëpunimit, në futboll kjo është normale.”

Përndryshe, me ndeshjen kundër Sllovenisë të mërkurën, Kosova mbyll ciklin e ndeshjeve në Ligën e Kombeve për këtë sezon. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: