A e dini pse kamionët nganjëherë i kanë rrotat e ngritura nga toka?

A e dini pse kamionët nganjëherë i kanë rrotat e ngritura nga toka?

Një dukuri e tillë vërehet veçanërisht tek kamionët e mëdhenj, që tërheqin rimorkio të mëdha e të rënda. Në fakt, kamionët me më shumë akse mund të bartin pesha më të mëdha, por kur ata qarkullojnë të zbrazët apo gjysmë të mbushur, atëherë këto akse shtesë nuk kanë më kuptim.  Për më tepër, sa më shumë rrota të jenë në kontakt me tokën aq më i madh është shpenzimi i  karburantit, shpenzimi i panevojshëm të gomave dhe drejtimi më i vështirë të kamionit. Rrjedhimisht, kamionët posedojnë një sistem të ngritjes së rrotave, në mënyrë që në kontakt me tokën (nga ana e pasme) të mbetet vetëm aksi me të cilin ngreh kamioni.

Shpërndaje në: