A e keni menduar? Dua apo Rita ka trup më të formësuar (Foto)

A e keni menduar? Dua apo Rita ka trup më të formësuar (Foto)

Dua Lipa dhe Rita Ora. Dy super yje shqiptare në botën e muzikës që po bëjnë krenarë kombin e tyre kudo, shkruan Periskopi.

Që nga fillimi i karrierës së tyre është përfolur shumë për raportet jo të mira që kanë, kjo për shkak të konkurrencës muzikore. Por a e keni menduar ndonjëherë se cila ka fizik më të bukur apo më mirë të themi trupi i cilës është më i ushtruar në palestër.

Në profilet e tyre në rrjete sociale, edhe Rita por edhe Dua shpesh postojnë fotografi nga palestra, ku vënë në pah belin e hollë me kocka dhe pjesë tjera të trupit.

Megjithatë, shihet qartë se Dua Lipa punon shumë më shumë në këtë aspekt.

Rita është një bionde e lezetshme, shtatshkurtër dhe më e plotë. Kurse Dua një vajzë e gjatë, brune dhe më thatanike.

 

Sidoqoftë të dyja këngëtaret shqiptare duken bukur dhe mjaft tërheqëse në çdo paraqitje që e bëjnë.

Rita Ora për herë të parë bëri bujën e madhe në botë në shkurt të vitit 2012, me këngën ‘Hot Right Now’. Kurse Dua Lipa tek pas tri viteve, në gusht të vitit 2015 lansoi këngën e saj ‘New Love’, e cila ia hapi rrugët drejt suksesit botëror.

Ndonëse të dyja këngëtaret janë shumë të dashura për publikun dhe dëgjohen në masë të madhe këngët e tyre, Dua Lipa është ajo që ka mbledhur miliona fansa më shumë se sa Rita Ora. Kjo vërehet edhe në llogaritë e tyre në Instagram. Rrjeti të cilin e përdorin më së shumti VIP’at./PERISKOPI/

https://www.instagram.com/p/BiUlURNH8-C/

https://www.instagram.com/p/BlactOkALJg/

 

 

 

 

Shpërndaje në: