A është ky fundi i Solskjaerit? Man United shokohet nga skuadra më e dobët në grup, Basaksehiri

A është ky fundi i Solskjaerit? Man United shokohet nga skuadra më e dobët në grup, Basaksehiri

Manchester United ka pësuar humbje shokuese nga Basaksehiri në Turqi, të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit H.

Ishte Demba Ba ai që kaloi në epërsi fillimisht vendësit, pas një reagimi absolutisht horror të mbrojtjes së Unitedit në minutën e 13-të, shkruan Periskopi.

Për 2-0 realizoi Visca në minutën e 40-të, teksa goli erdhi pas një tjetër gabimi dhe reagimi të dobët në mbrojtjen e ‘Djajve’.

Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë, Anthony Martial ngushtoi disavantazhin duke shënuar me kokë pas një krosimi nga krahu i djathtë.

Kjo ishte e tëra që mundi të bëjë Unitedi, pasi Basaksehiri u mbajt deri në fund, dhe tani gjërat vetëm sa janë përkeqësuar për Ole Gunnar Solskjaerin, i cili u kritikua rëndë pas humbjes në fundjavë nga Arsenali.

United vazhdon të kryesojë në grup me gjashtë pikë, ndërsa këto janë pikët e para për turqit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: