A jeni gati? Premierliga nis sonte me një ndeshje të fortë

A jeni gati? Premierliga nis sonte me një ndeshje të fortë

Sonte fillon Premierliga.

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi i vetëm në këtë tërmin ai ndërmjet Arsenalit dhe Crystal Palace.

Me transferimet interesante dhe mjaft të forta nga skuadrat pjesmarrëse, Premierliga këtë vit do të jetë edhe më e zjarrtë, shkruan Periskopi.

Sytë të gjithë i kanë nga Man City që ka transferuar Erling Haalandin nga Dortmundi, por nuk duhet harruar edhe transferin 100 milionësh të Liverpoolit, Darwin Nunez.

Konkurrencë e madhe do të jetë për të parin e ligës angleze, ku favorit padyshim janë edhe skuadrat si Chelsea, Man United e Arsenal.

Kujtojmë se vitin e kaluar sezoni ka filluar me 14 gusht me ndeshjen ndërmjet Man Cityt dhe Tottenhamit.

Ndërsa këtë vit sezoni fillon më herët si shkak i Kupës së Botës që nis në tetor./Periskopi/

Shpërndaje në: