A jeni të sigurt se dini si të bleni një automobil n’pazar?

A jeni të sigurt se dini si të bleni një automobil n’pazar?

Shumë shpesh automobili, pas shtëpisë apo banesës ku jetoni, është gjëja më e shtrenjë që e keni blerë.  Por, për dallim nga shtëpia apo banesa, automobilin, përveçqë me kohë i bjen vlera dhe duhet të mirëmbahet vazhdimisht, duhet ditur edhe si ta zgjidhni.

Portali kroat autopress.hr ka bërë një listë sugjerimesh që duhet t’i keni parasysh para se të paguani për blerjen e një autmjeti të vjetër.

Shmagiuni këtyre gabimeve gjatë blerjes së automobilave të përdorur:

  1. Nuk e bëni një xhiro provuese

Shumica e problemeve që lidhen me ndërruesin e shpejtësiv dhe me trapa mjund të zbulohet gjatë xhiros/ngasjes provuese.  Aty do të mund të provoni ndjenjën tuaj në vollan, dhe të shihni nëse ekzison ndonjë zhurmë e pazakonshme, ndonjë krismë apo nëse shpejtësinë ndërrohen “rëndë”.

  1. Sjellja e ngutshme e vendimit

Para se t’i shpenzoni paratë e fituara me djersë në blerjen e një lloji të caktuar të automobilit, mirë do të ishte të mendonit për nevojat tuaj reale.  Shikuar në afat të gjatë motorët më të fuqishëm i rrisin goxha shumë shpenzimet për karburant,  ‘xhipat’ i kanë gomat e shtrenjta, ndërsa veturat luksoze kushtojnë shumë që të mirëmbahen…

Provojeni që ta ngushotni përzgjdhjen: caktojeni një buxhet, zgjidheni llojin e karburantit, krahasoni modelet e prodhuesve të ndryshëm…

  1. Mosnjohja e historisë së automobilit

Shumë blerës së automobilave në pazar ende ‘i hanë foret’ e shitësve, siç është për shembull kthimi i kilometrazhit, kamuflimi i prishjes së karoserisë nga ndeshjet, pohimi se autombili jashtë është vozitur vetëm nga një plakë, etj.  Sot pothuajse çdokush mund të porosis online kontrollimin e historisë së një automobili, dhe të kuptojë se çka ka kaluar ai automobil që nga dita e prodhimit – krejt çka ju duhet të dini është numri i karoserisë.

  1. Blerja pa këshillim me mjeshtrin

Përveç nëse nuk dini vet se si duhet të kontrllohet një automobil në mënyrë profesionale, dhe nëse i keni aletet e duhura, automobilin duhet ta dërgoni për kontrollë te mjeshtri. Vetëm ai di si duhet të kontrollohet trapi, motorri, apo të bëjë diagnostifikimin e pjesëve tjera të rëndësishme.

Si përfundim: Pa marrë parasysh se sa është çmimi i një automobili të vjetër, vendimet e gabuara gjatë blerjes së tij mund t’iu kushtojnë shumë më shtrenjtë më vonë.

Shpërndaje në: