A keni parë ekzekutues më të dobët të kornerit se sa ky lojtar i Juventusit (VIDEO)
Ndoshta ky është ekzekutimi më i dobët i një korneri, i realizuar nga mesfushori i Juventus U19, Mamadou Kaly Sene.
Të rinjët e ‘Bardhezinjëve’ barazuan 1-1 ndaj Sassuolos, por kjo ndeshje prodhoi një nga skenat më qesharake në futboll.
Në pjesën e parë, Juve fitoi një korner, të cilin Kaly Sene e ekzekutoi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Megjithatë, mesfushori është një nga talentet më të mirë në akademinë e ‘Zonjës së Vjetër’ dhe drejtuesit e ekipit e shohin mjaft premtues për të ardhmen. /Periskopi/



