A u shkarkua nga pozita e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, flet Gerxhaliu

A u shkarkua nga pozita e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, flet Gerxhaliu

Më herët është raportuar se Arsim Gërxhaliu është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mirëpo ai ka mohuar këto raportime.

Gërxhaliu e ka mohuar se është shkarkuar duke ka thënë se më 28 gusht i ka skaduar mandati.

“Më ka skaduar mandati. Sipas ligjit të shërbyesve publik nuk paska mundësi të zgjatet mandati, unë jam në pritje të statutit tim”, ka shtuar Gërxhaliu.

Në shtator të vitit 2018, Gërxhaliu kishte fituar edhe një mandat tjetër në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje në: