AAK me rezolutë tri pikëshe për dialogun: Kërkon Samit disaditor me praninë e SHBA-së

AAK me rezolutë tri pikëshe për dialogun: Kërkon Samit disaditor me praninë e SHBA-së

Kështu tha Ramush Haradinaj në Kuvend:

Situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është ndër më të rëndat në këto 22 vjet. Serbia me aleatët e saj ka krijuar një skenar të destabilizimit të situatës në Kosovë, duke urdhëruar përfaqësuesit serbë në institucionet shtetërore e publike dhe të sigurisë që t’i braktisin ato.

Për fat të keq, edhe veprimet e deritashme të institucioneve të Kosovës, nuk kanë qenë ne përputhje me situatën e krijuar.

Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë vendime të jashtëzakonshme.

Prandaj, duke pasur parasysh këtë situatë, sa të rëndë po aq edhe të rrezikshme, i propozova Kuvendit të Republikës së Kosovës, ta votojë rezolutën me këto pika:

    1. Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në insitucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë;
    2. Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar;
    3. Të kërkohet një Samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (takim disaditor), deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi.

Shpërndaje në: