Abdixhiku në Vushtrrri: Vushtrria është modeli më i mirë i qeverisjes lokale të LDK-së , është çelësi i rikthimit të LDK-së me 17 Tetor

Abdixhiku në Vushtrrri: Vushtrria është modeli më i mirë i qeverisjes lokale të LDK-së , është çelësi i rikthimit të LDK-së me 17 Tetor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka vizituar Vushtrrin sot ka mbajtur  takim me Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahiri , me asambleistët dhe rininë.

Abdixhiku në këtë takim tha se Vushtrria është modeli më i mirë i qeverisjes lokale të LDK-së , është çelësi i rikthimit të LDK-së me 17 Tetor.

“Xhafa është Kryetar i jashtëzakonshëm, po na përfaqëson denjësishtë të gjithëve. Xhafen  e përdorim si model të mirë sa her flasim për qeverisje lokale. Dyert e LDK-së janë të hapura  për rini dhe për të gjithë”  ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa Tahiri e falenderoi Abdixhikun për përkrahje dhe tha se është knaqësi  e jashtëzakonshme që përmes rinisë çdo ditë të marrim konfirmime për mbështetje të madhe.

“Rinia është forca dhe motori i fitorës së madhe të LDK-së . Me rini do të sjellim një fitore madhështore  të LDK me 17 tetor” ka thënë Tahiri.

Shpërndaje në: