Abdullahu: VV dhe LDK po shpërfaqin grykësinë e tyre, zgjedhjet e reja në dëm të tyre

Abdullahu: VV dhe LDK po shpërfaqin grykësinë e tyre, zgjedhjet e reja në dëm të tyre

Analisti Faton Abdullahu, thotë se ftesa për shtetet e Quintit, pavarësisht se kush e ka bërë atë, LDK apo Vetëvendosje, do të ketë një sërë pasojash për vendin. Ndërkohë, thotë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, ato do të ishin në dëm të të dy partive që premtuan ‘koalicionin për ndryshim’.

Ja shkrimi i plotë i z. Abdullahu:

Ftesa e papritur dhe pritjet nga ftesa

Ftesa e bërë përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it dhe BE-së nga LV dhe LDK që të involvohen drejtpërsëdrejti në përpjekjen tashmë shumë dhe pa justifikueshëm të vonuar për krijimin e qeverisë krijon një dimension të ri politik dhe po determinon efekte të reja jo vetëm për këtë koalicion të mundshëm por edhe për shumë sfida e zhvillime tjera që na presin. Prandaj mund të thuhet se …….

1) Pavarësisht se kush i ka ftuar përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe BE –së, LV apo LDK, ato bashkë janë pajtuar se sa shumë nuk pajtohen dhe se mund të pajtohen për krijimin e qeverisë vetëm nëse mosbesimi i tyre djallëzor zëvendësohet me garancione ndërkombëtare.

2) Pavarësisht se kush i ka ftuar përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe BE –së, LV apo LDK, krijimi i mundshëm i qeverisë LV-LDK do të thotë se Kosova po hynë përsëri në një epokë të re në të cilën ndikimi i ndërkombëtarëve po rikthehet fuqishëm si dikur, por tani me kërkesën e pa legjitimuar të qeveritarëve në ardhje të cilët duan ta legjitimojnë grykësinë e tyre të papërmbajtur.

3) Pavarësisht se kush i ka ftuar përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe BE –së, LV apo LDK, kjo do të thotë se këto dy subjekte politike gjatë qeverisjes së tyre të përbashkët do të kenë nevojë të vazhdueshme dhe të domosdoshme të involvimit të drejtpërdrejte për ti pajtuar për çështje të ndryshme dhe për t’i orientuar në drejtime të caktuara.

4) Pavarësisht se kush i ka ftuar përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe BE –së, LV apo LDK, kjo do të thotë se qasja pothuajse përjashtuese dhe gjithsesi anashkaluese e përfaqësuesit amerikan Grenell që në asnjë mënyrë të mos involvohet për ta shtyrë përpara krijimin e qeverisë LV-LDK ka qenë e qëllimshme e bazuar në mosbesim ndaj koalicionit të mundshëm. Kjo ftesë mund t’i jetë bërë edhe administratës Tramp që e vetme të involvohet, por ajo këtë nuk e ka pranuar.

5) Pavarësisht se kush i ka ftuar përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe BE –së, LV apo LDK, tanimë mund të konstatohet se baza mbi të cilën është ndërtuar vullneti politik i qytetarit për të votuar LV-n dhe LDK-n në 6 tetor ka ndryshuar shumë dhe shumë shpejt. Prandaj zgjedhjet e reja, edhe pse do të merrnin kohë dhe para, tashmë ato do të jepnin rezultate shumë më të ndryshme, sidomos në dëm të LV-së dhe LDK-së.

6) Pavarësisht se kush i ka ftuar përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe BE –së, LV apo LDK, tashmë nuk duhet të ndiejmë shumë keqardhje për votat që mund të shkojnë huq të cilat kanë ngjallur tek disa shpresën për ndryshime, por duhet të brengosemi shumë më shumë për fatin kah po shkon Kosova me këtë koalicion të mundshëm që në themel e ka mosbesimin e për rrjedhojë frikën për tu ballafaquar bashkë me sfidat që e presin vendin tonë.

Shpërndaje në: