Abelard Tahiri në krizë, merr rolin e prokurorit

Abelard Tahiri në krizë, merr rolin e prokurorit

Abelard Tahiri, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, pas akuzave që i ka drejtuar ndaj Dardan Molliqajt, tani është kapur edhe me deputetin e zgjedhur të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqin.

Tahiri e ka quajtur ‘zëdhënës të terroristave’ Frashër Krasniqin, kështu duke përmendur rastin e sulmit ndaj Kuvendit.

‘Në mbrojtje të urdhërdhënësit të tij, tash paska dalë edhe zëdhënësi i terroristëve të Vetëvendosjes. Zëdhënësin e tyre e inkurajoj të dalë dhe t’u tregojë qytetarëve në emër të ekipit të atij që krimineli Dardan Molliqaj ka qene urdhërdhënësi i tyre dhe organizatori i atij sulmi terrorist ndaj Kuvendit te Kosoves. As ky dhe as ata të tjerët nuk kanë nevojë të mbajnë burgun për tutorin e tyre!’, shkruan ai.

Minuta më parë, deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook, Abelard Tahirin dhe Uran Ismailin i ka quajtur si zagarë të shefave të tyre, të cilët po shpifin ndaj tij./Periskopi/

Shpërndaje në: