Afrikani eci 13,000 km për në Mekë, mbërrin pas tre viteve

Afrikani eci 13,000 km për në Mekë, mbërrin pas tre viteve

Saheed thotë se ka ecur për tre vjet nga qyteza e tij e lindjes në Afrikën e Jugut për të vizituar Mekën, dhe pengesat e udhëtimit gjatë izolimit të virusit nuk e dekurajuan të arrinte objektivin e tij.

Besimtari ka mbërritur së fundmi në destinacionin e tij dhe ka treguar lumturinë për mediat.

Ai tregon për rrugëtimin e tij: “Duhet të ndaloja në Palestinë për një vit e gjysmë, dhe pas rihapjes së kufirit vijova drejt Libanit, më pas në Medina dhe më pas në Mekë.”

Saheed u bashkua me qindra pelegrinë të tjerë që udhëtonin drejt Mekës, pas hapjes së qytetit ndaj fluksit të vizitorëve.

Në hapjen e pelegrinazheve këtë vit, 1 milionë njerëz do të lejohen të vizitojnë Mekën për të ecur rreth Qabes së shenjtë, 850,000 prej të cilëve do të jenë të huaj.

Pelegrinazhet pritet të gjenerojnë të ardhura të shumta për Arabinë Saudite teksa besimtarët me veshjet e bardha vërshojnë në dyqanet e suvenireve e restorantet në qytetin me dy milionë banorë.

Shpërndaje në: