Agim Bahtiri ik nga Bedri Hamza, i bashkohet takimit pasi ai largohet

Agim Bahtiri ik nga Bedri Hamza, i bashkohet takimit pasi ai largohet

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, bashkë me kandidatin e LDK-së, Armend Agollin, sot kanë pirë kafe në veriun e Mitrovicës, me ftesë të kandidatit të përbashkët të partive shqiptare në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadikun.

Në këtë takim nuk është parë edhe Agim Bahtiri, kandidat për kryetar nga radhët e Vetëvendosjes.

Bahtiri mësohet se i është bashkuar në tavolinë, pasi ka shkuar Hamza i PDK-së.

Për këtë takim ka shkruar edhe vetë Hamza.

“Një kafe me doktorin Armend Agolli dhe Skënder Sadikun, ku gara partiake pushoi, sepse interesi nacional është më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Qytetarët tanë meritojnë të jetojnë në paqe, me perspektivë më të mirë. Mitrovica na bashkon!”, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në: