Agjenti i Luis Diaz nuk e mohon interesimin e Liverpool – 80 milionëshi në radar

Agjenti i Luis Diaz nuk e mohon interesimin e Liverpool – 80 milionëshi në radar

Luis Diaz është një nga emrat që po zgjon interesim të madh nga skuadrat e mëdha evropiane.

Liverpool raportohet të jetë në mesin e skuadrave që kanë shfaqur interesim për Luis Diaz, klauzola e të cilit tashmë është zbuluar.

Lidhur me spekulimet ka folur edhe agjenti i lojtarit, i cili ka thënë se është normale që të ketë interesim për të.

“Është normale. Nëse një lojtar luan mirë, nëse shumica e konsiderojnë më të mirin në ligën portugeze, nëse është top golashënues dhe luan në nivele të larta në Champions League, atëherë interesimi është normal”, ka thënë agjenti i tij, transmeton Periskopi.

Tashmë edhe klauzola e lojtarit është zbuluar dhe ka të bëjë me një shifër që është e përballueshme për gjigantët e Evropës.

Porto i ka vendosur 80 milionë euro në klauzolën liruese të Diaz, dhe kjo nënkupton se për këtë shumë ai mund të lë Porton qysh në janar. /Periskopi/

Shpërndaje në: