Ajo që kishte bërë një herë Mike Tysoni për ta kaluar testin e drogës para një meçi është çmenduri absolute
Jemi tre javë larg meçit rikthyes të Mike Tysonit në boks.
Më shumë se 15 vite pasi u pensionua, 54-vjeçari do të ndeshet me legjendën tjetër, Roy Jones Jr në përballjen ekzibicionale me tetë runde, më 28 nëntor, transmeton Periskopi.
Derisa kontesti po përshkruhet si ”ekzibicional”, ka pasur shumë vëmendje kjo ngjarja para eventit final.
Sidoqoftë, si përdorues i rrëfyer i kokainës dhe mariuanës në të kaluarën, Tyson u hap rreth mënyrës se si ka manipuluar me testime për drogë para meçeve, duke përdorur paisjen e njohur si ”ëhizzinator”, për t’iu shmangur kapjes.
”Ishte hata fare, njeri, vendosa urinën e bebes time në të,” shpjegoi Tyson.
Tyson mëtej shtoi se u desh të përdorte urinën e foshnjës pasi më herët kishte përdorur atë të gruas.
”Një herë po e përdorja urinën e gruas time dhe ajo më thoshte ‘zemër, bën mirë të shpresosh që mos të vijë rezultati se jam shtatëzënë apo diçka e tillë,’.
”Unë i thashë ‘nuk do ta përdorim më tënden, do ta përdorim të fëmiut’, sepse u frikësova shumë se ajo mund të jetë shtatëzënë.
Tyson gjithashtu tha se paisje ”whizzinator” kishte ngjyrë kafe dhe spekuloi se testerët kishin frikë ta shikonin nga afër atë derisa po testohej. /Periskopi.com/



