AKR deklarohet për bashkëpunim eventual me koalicionin PAN (Video)

AKR deklarohet për bashkëpunim eventual me koalicionin PAN (Video)

Jemi tashmë në periudhën paszgjedhore ku pritet formimi i qeverisë dhe ndonjë ndryshim i mundshëm i koalicioneve. PAN si koalicioni fitues në këto zgjedhje nuk i ka numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë dhe për këtë pritet peshkimi i deputetëve apo ndonjë koalicion i ri i mundshëm.

Akr-ja si subjekt politik ka qenë me e përfolura në media sa i përket një bashkveprimi të mundshëm me Pan, por këto zera u hodhën poshtë nga Vesel Makolli, Sekretar i Pergjithshem I Aleances Kosova e Re.

Sa i përket subjektit tjeter bashkpunues në PAN,AAK-së Makolli theksoi se zoti Haradinaj nuk duhej të ishte aty për të mire të vendit dhe ardhmes së saj europiane.

Periudha paszgjedhore në Kosovë shoqërohet gjithmonë me vonesa sa i përket formimit të qeverisë. Nje gjë e tillë ka ndodhur edhe në legjislaturën e kaluar kur qeveria mundi vetem pas një periudhe 6-mujore të kishte numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë e re. T ashmë pas rritjes te subjektit politik Vetëvendosje pritet me kërshëri se kush do ta formojë qeverinë e ardhshme.

Shpërndaje në: