Aksident i rëndë në hyrje të Drenasit, tre të lënduar

Aksident i rëndë në hyrje të Drenasit, tre të lënduar

Në magjistralen Skenderaj – Drenas, në fshatin Gllobarë, sot rreth mesditës ka ndodhur një aksident, ku besohet se janë përfshirë të paktën dy vetura, si pasojë e kësaj janë lënduar tre persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë.

“Të paktën janë tre të lënduar rëndë në mesin e tyre edhe një fëmijë”, njofton rtk.

Si pasojë e këtij aksidenti, në rrugën Skenderaj – Drenas në fshatin Gllobarë, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 18 aksident trafiku me dëme materiale. Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1239 tiketa trafiku.

Shpërndaje në: