Aksident i rëndë në Rugovë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rugovë, shkruan Periskopi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumir Graishta e ka konfirmuar për Periskopin, duke thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Ai tregoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha zëdhënësi Graishta.