Aksident i tmerrshëm, 6 të plagosur dhe 1 në gjendje të rëndë
Tre automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm në Rrugën e Rinasit.
Një automjet tip “Ford, një “Golf” dhe një furgon tip “Benz” janë përplasur mes tyre rreth orës 06:40.
Për pasojë janë dëmtuar 6 persona S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç.
Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet një 23-vjeçare me inicialet O.M., ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sikundër mund të shihet nga fotot, makinat kanë pësuar dëme të shumta si pasojë e përplasjes.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin, është bërë shpejtësia e madhe e mjeteve.
Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



