Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Ferizaj

Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Ferizaj

Mbrëmë u raportua lidhur me një aksident të trefishtë, të ndodhur në fshatin Dardani të Ferizajt.

Aksidentin në fjalë, në të cilin u përfshinë dy vetura dhe një motoçikletë, e konfirmoi edhe Drejtori i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

Shabani konfirmoi për Indeksonline se nga ky aksident ka edhe të lënduar.

“Po mund të konfirmoj. Kemi një aksident ku janë të përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë. Katër persona janë të lënduar, aktualisht po trajtohen në emergjencën e Ferizajt!” pohoi Shabani për Indeksonline.

 

Shpërndaje në: