Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt

Në rrugën rajonale Gjilan–Ferizaj, në fshatin Sojevë, sot rreth orës 15:00, ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore.

Sipas informatave nga Policia e Kosovës, si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa automjetet janë dëmtuar materialisht.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit, përcjell Blic.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit po vazhdojnë./Periskopi/

Shpërndaje në: