Aksident zingjiror në ‘Rrugën e Kombit’, raportohet për të plagosur rëndë

Aksident zingjiror në ‘Rrugën e Kombit’, raportohet për të plagosur rëndë

Një aksident është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të Skurajve. Një makinë me targa të Kosovës ka përplasur disa automjete, ndërsa raportohet për një të plagosur rëndë që është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në aksident është përfshirë edhe një trailer. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë njësia e policisë së autostradës ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë aksident.

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës ku po kryhen punime në ndarësen e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse e rrugës./lapsi.al/

Shpërndaje në: