Aksidentohet eskorta e Sali Berishës

Aksidentohet eskorta e Sali Berishës

Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti i makinave shoqëruese të Sali Berishës në autostradën e Laçit. Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti që mund të kishte pasoja të rënda.

Mësohet se 4 makina, konkretisht makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit, pas takimit të Foltores në Kurbin.

Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës. Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar shoferin. Po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort. Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, shoferi dhe dy shoqërues.

Shpërndaje në: