Aksion i anti-drogës në zonën e Dukagjinit, ka të arrestuar

Aksion i anti-drogës në zonën e Dukagjinit, ka të arrestuar

Mëngjesi i sotëm ka nisur me bastisje në zonën e Dukagjinit. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është duke u zhvilluar një aksion anti-drogë. Të paktën shtatë persona janë prangosur deri më tani.

Është bërë bastisja e disa lokacioneve, teksa janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale.

Lajmin për Express e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli, duke shtuar se aksioni është duke vazhduar.

 

Shpërndaje në: