Aksione me specialsa e kontrolle të rrepta, gastronomët: Qeveria me qasje selektive dhe hakmarrëse

Aksione me specialsa e kontrolle të rrepta, gastronomët: Qeveria me qasje selektive dhe hakmarrëse

Raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe gastronomëve të Kosovës vetëm sa po thellohen. Përpos që nuk po u plotësohen kërkesat që kanë tash e sa kohë, gastronomët ankohen se ndaj tyre ka qasje selektive, sulmuese dhe hakmarrëse…

Aksione të inspektimit nga ana e Agjencisë Tatimore të Kosovës, kontrolle të rrepta me forca të Njësisë Speciale, janë disa nga sulmet që Shoqata e Gastronomëve po i konsideron si jo të drejta ndaj tyre.

Përfaqësusi i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica në një intervistë për Periskopin ka deklaruar se në mesin e tyre ka pronarë biznesesh me bindje të ndryshme politike, mirëpo një gjë e tillë nuk do të duhej të ndikonte në qasjen e Qeverisë ndaj tyre.

‘’ E dimë që Shoqata jonë mund të ketë anëtarë që kanë bindje të ndryshme politike por qëllimin e kemi të njëjtë. Nuk është që kemi një qasje antipartiake ose të tillë. Ka nga Vetëvendosje, ka nga PDK, LDK, AAK, pra nga gjitha subjektet politike. Por s’ka pasë lidhje partiake ku tash pak a shumë po shihet si një qasje e njëanshme. Po e shohim që me selektivitet po ka edhe qasje ndaj bizneseve të caktuara të cilat i përkasin gastronomisë’’, ka thënë Vrainca për Periskopin.

Tutje ai tregon se si pas deklaratave dhe kritikave publike të udhëheqësve të gastronomëve, janë terrorizuar klientët nëpër lokale të caktuara, edhe me atë me Njësi Speciale.
‘’Natyrisht respektimi i masave antiCovid është diçka që ne e kemi kërku si shoqatë dhe natyrisht se edhe kontrollat të ATK’së lidhur me obligimet e cdo biznesi ndaj shtetit, mirëpo ndaj shoqatës ka pasë një reagim të ashpër dhe rivalizues sepse menjëherë pas deklaratave ka pasë terrorizime të bizneseve me njësi speciale, me armë të gjata’’, ka theksuar ai.

‘’Po i sulmojnë të gjitha bizneset dhe nuk po ju konvenon qeverisë qasja jonë sepse po kërkojmë me anë të protestave të na përmbushen kërkesat tona’’, shtoi ai.

Duke qenë se një prej kërkesave kyçe të gastronomëve është që gjatë situatës me pandeminë të mbahet TVSH’ja, jo 18 për qind siç po tentohet të bëhet nga ana e ministrisë së Financave.
Pas protestës ‘’Boll ma’’ kemi pasë një gjueti të Njësisë Speciale në Prishtinë kryesisht, jo që jemi kundër inspektimit sepse duhet të bëhet një gjë e tillë, mirëpo kjo po bëhet pas një deklarate të kryetarit të Gastronomëve, Petrit Kllokoqi lidhur me TVSH’në, që përkonte me një deklaratë të Hekuran Muratit. Pra ka qenë një aksion i drejtpërdrejtë, ka pasë një qasje të tillë nga ana e shtetit’’.
‘’Po nuk ka pasë dicka që kanë gjetë parregullësi. Kjo qasje e shtetit po është jo e drejtë dhe jo korrekte ndaj nesh.’’, shtoi ai.

Në fund Grainca theksoi se nëse nuk ka reflektim nga ana e Qeverisë, do të ndërmarrin hapa të radhës, duke mos përjashtuar edhe protestat.

Kujtojmë që para disa ditësh, biznesmeni Dekor Sahiti bëri të ditur se pas një postimi kritikues ndaj Qeverisë Kurti në Facebook, i kshin shkuar Njësia Speciale në kafenenë që udhëheqë në Prishtinë./PERISKOPI/

Shpërndaje në: