Aksioni i 13 tetorit për krim të organizuar, arrestohen edhe tre të dyshuar

Aksioni i 13 tetorit për krim të organizuar, arrestohen edhe tre të dyshuar

Pas realizimit të operacionit policor në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra, të datës 13 tetorit në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugu dhe Mitrovicës Veri, ku ishin arrestuar tetë persona të dyshuar dhe shpallur në kërkim dhjetë persona tjerë të dyshuar, policia ka vazhduar hetimet intensive drejtë arrestimit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë të të dyshuarve që ishin në kërkim.

Sipas policisë, pas veprimeve operacionale dhe vendosjes në kërkim të personave të dyshuar, sot me hetuesit policorë kanë intervistuar edhe katër nga të dyshuarit që kanë qenë në kërkim policorë.

“Personat e intervistuar nga zyrtarët policorë janë: V.H., (1978), M.H., (1981), M.V., (1994) dhe A.N., (1982), të cilët pas intervistimit, me urdhër të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajte, përderisa njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e hetimeve intensive drejtë sjelljes para organeve të drejtësisë edhe të persona tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: