Aksioni në Prugoc/ Prokuroria jep detaje: U gjet laborator me 179 bimë narkotike, i dyshuari në arrati

Aksioni në Prugoc/ Prokuroria jep detaje: U gjet laborator me 179 bimë narkotike, i dyshuari në arrati

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në fshatin Prugoc të Prishtinës.

Sipas komunikatës për medie, është identifikuar një laborator për përpunimin e substancave narkotike dhe janë sekuestruar 179 bimë të llojit kanabis.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se ka udhëhequr sot një aksion në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ashtu që me aprovim të gjykatës kompetente, nga bastisja e kryer në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, derisa prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e vendndodhjes së të dyshuarit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale ndaj të njëjtit.

Gjendet një laborator droge në Prishtinë dhe sekuestrohen 179 bimë narkotike

Shpërndaje në: