Alarmante: Katër vrasje brenda javës në Kosovë – Ku janë “kokat” e sigurisë?

Alarmante: Katër vrasje brenda javës në Kosovë – Ku janë “kokat” e sigurisë?

Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në tri raste të ndara në tri ditët e fundit në Kosovë. Më 23 mars, të dielën, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar në Vushtrri. Dorasi dyshohet të jetë një bashkëmoshatar i tij. Ai është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.

Një ditë më pas, në Stanonvc të Vushtrrisë ndodhi një vrasje e dyfishtë. Një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund jetës së vet, raporton Periskopi.

E kobshme ishte edhe dita e martë për Kosovën. Në mbrëmje, një person rreth të 60-ave vdiq në Prishtinë pas plagëve të marra nga të shtënat që ndodhën në rrugën “Rrustem Hyseni”.

I dyshuari është ende në arrati, sipas njoftimeve zyrtare të deritashme. Në këtë rast u plagos edhe një person tjetër, që sipas mjekëve, është në gjendje stabile.

Për këto raste, nuk e patën vullnetin as ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e as ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të thonë ndonjë fjalë.

Ndryshe prej këtyre të dyve, është Kurti i cili sot i ra ndërmend të reagojë për këtë.

”Dua të ndaj shqetësimin dhe brengën lidhur me 4 vrasjet në tre ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesisë e drejtësisë, që të hetojnë shkaqet, rrethanat e dorasve, në mënyrë që edhe të vihet drejtësi, por edhe të parandalohen raste të tilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet”. 

Këto raste u bënë shkak që të reagojë deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu.

Tronditëse dhe të frikshme i cilëson rastet e fundit, derisa kërkon urgjentisht nga shtetit serioiztet në këtë aspekt.

“Duhet një angazhim më serioz nga ana e institucioneve të Kosovës. Mblidhni armët. Ne nuk mund të lejojmë që frika dhe dhuna të bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme. Autoritetet duhet të veprojnë me urgjencë sepse çdo jetë është e çmuar”, tha ndër të tjera Musliu./Periskopi

Musliu thirrje pas vrasjeve të fundit: Urgjencë që të mblidhen armët

Shpërndaje në: