Albin digitroni: VV thotë Mimoza Kusari Lila i jep Gjakovës 8 vjet shtesë për 4 vjet

Albin digitroni: VV thotë Mimoza Kusari Lila i jep Gjakovës 8 vjet shtesë për 4 vjet

Lëvizja Vetëvendosje ka ndarë me popullin disa fotografi dhe mesazhe që u dhanë nga komuna e Gjakovës ku po bën fushatë me kandidaten e saj me emrin Mimoza dhe mbiemrin Kusari Lila.

Vetëvendosje konsideron në mënyrë arbitrare se znj. Mimoza i jep katër vjet Gjakovës, dhe duke qenë se të vjetrit ia humbin 4 vjet nëse marrin pushtetin, atëherë në fakt Mimoza ia jep tetë vjet Gjakovës.

Nuk dihet se në bazë të çfarë kalkulimesh është nxjerrë ky rezultat.

Sidoqoftë, kjo parti politike nuk ka ngurruar ta quajë znj. Mimoza si “politikane të lirisë” duke qenë se më herët e kishte kundërshtare politike pasi kjo e fundit kishte shërbyer në Qeverinë Thaçi e kishte qenë pjesë e AKR-së së Pacollit.

Statusi i plotë:

Me Mimozën i fitojmë 4 vjet.

Me vazhdu e vjetra në Gjakovë i hupim edhe 4 vjet.

Pra, 8 vjet janë në pyetje, e 8 vjet janë shumë.

Me Mimozën fitojmë kohë, e i japim hov zhvillimit dhe demokratizimit.

Njerëzit duhet të ndihen të lirë e jo të frikësuar.

Mimoza është politikania e lirisë, demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik.

Mimoza është Kryetarja fituese me numrin 144.

Shpërndaje në: