Aleanca anti-Iran: Pompeo takon mbretin Salman dhe princin e Kurorës bin Salman në Arabi

Aleanca anti-Iran: Pompeo takon mbretin Salman dhe princin e Kurorës bin Salman në Arabi

Mike Pompeo është takuar me mbretin dhe princin e kurorës së Arabisë Saudite për të biseduar lidhur me promovimin e aleancës anti-iraniane në kohën e tensioneve më të mëdha në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Ju jeni një mik i dashur,” i tha Mbreti Salman Pompeo-s, i cili do të fluturojë për në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime të mëtejshme.

Para se të largohej nga ShBA-ja, Pompeo tha se Arabia Saudite dhe Emiratet [EBA] ishin “aleatë të mëdhenj në përballjen kundër Iranit”. Më tej shtoi: “Do të flasim me ta se si të sigurohemi që të jemi të gjithë strategjikisht të lidhur dhe se si mund ta ndërtojmë një koalicion global.”

Pompeo po ashtu e përsëriti ofertën e Donald Trumpit për dialog me qëllim përmirësimin e raporteve me Iranin, të cilën administrata amerikane ka kërkuar ta izolojë ekonomikisht. “Jemi të përgatitur që të negociojmë pa parakushte. Ata e dinë se si të na gjejnë,” tha Pompeo.

Nuk kishte ndonjë indikacion publik nëse Pompeo e ngriti çështjen e gazetarit saudit të vrarë Jamal Khashoggit. /Periskopi

Shpërndaje në: