Ali Ahmeti: Kthim mbrapa nuk ka

Ali Ahmeti: Kthim mbrapa nuk ka

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, priti të enjten në një takim pune në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ambasadorin e Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, me ç’rast diskutuan rreth situatës së krijuar në vend pas ngjarjeve të 27 prillit, gjendjen e sigurisë dhe hapat e mëtejmë.

Ahmeti përsëri dënoi dhunën në Kuvend, me ç’rast përsëriti qëndrimin e BDI-së se kthim mbrapa nuk ka. Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, duhet që Ivanov t’ia dorëzojë mandatin shumicës së re reformuese parlamentare dhe më pastaj të zgjidhet Qeveria e re-thuhet në komunikatën e BDI-së.

Ahmeti falënderoi ambasadorin Zhbogar për mbështetjen e madhe ndërkombëtare dhe nënvizoi se liderët politik në Maqedoni duhet të përkujdesen për sigurinë dhe stabilitetin e vendit përballë përpjekjeve rajonale dhe gjeopolitike për destabilizim.

 

Shpërndaje në: