Aliu flet për linjën hekurudhore të Kosovës dhe ndërlidhjen me vendet e regjionet

Aliu flet për linjën hekurudhore të Kosovës dhe ndërlidhjen me vendet e regjionet

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga BE-ja dhe sekretariati i Komunitetit të Transportit, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me ecurinë e rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës hekurudhore.

Me këtë rast ministri Aliu, ka thënë se kë Kosova me anë të linjës hekururodhe do të ndërlidhet me vendet e regjionit, e që sipas tij kjo është mjaftë e rëndësishme për transportin mallrave dhe udhëtareve.

“Jemi në Miradi, pranë hekurudhës që lidh Hanin e Elezit që është pjesa ë parë e projektit që lidh Hanin e Elezit me Leshakun. Kemi ardhur të vizitojmë punishte për këtë projekt që është i rëndësishëm që ka të bëjë me rehabilitomin e linjave hekurudhore. Ky projekt është në fazën e përfundimit nga Fushë Kosova në Mitrovicë. Me këto projekte do të mbulohen me dizajnë preliminare. Modernizimi nënkupton projekte të sinjalistikës. Këto projekte janë të rëndësishme edhe për qarkullimin e brendshëm. Zhvillimi i portit të Durrësit, do ta shndërroj këtë transport në mallra. Në të gjitha anët Kosova do të jetë e kyçur me regjionin dhe lëvizjen e lirë të mallrave e udhëtareve”, tha Aliu.

“Pritën projekte edhe me BE. Nesër kemi mbledhje të rëndësishme ministrore e vendeve të Ballkanit dhe do të kemi prezent ministrat e regjionit. Është projekti i parë që ka të bëjë me modernizimin e linjave hekurudhorë”.

Kurse, përfaqësuesi nga BE-ja, i cili është drejtor i komunitetit të transportit  Matia Zakonqek, foli për rëndësinë e linjës hekurudhore dhe ndërlidhjen me Maqedoninë dhe BE-në.

Shpërndaje në: