Aliu: Sikur mos të ishin kërkesat e tepruara të BIK-ut, xhamia do të ndërtohej qysh moti

Aliu:  Sikur mos të ishin  kërkesat e tepruara të BIK-ut, xhamia do të ndërtohej qysh moti

 

Liburn Aliu, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës ka thënë se leja qysh moti do të ipej për ndërtimin e xhamisë në ‘Dardani’, sikur të mos ishte çështja  e lokaleve.

‘Unë mendoj se çështja  e lejes do të ishte moti e kryer po të mos kish qenë pezullimi i asaj kohe për cështjen e përmbajtjeve tjera,  përpos xhamisë’, ka thënë ai në Rubikon, transmeton Periskopi.

Ai thotë se këtë situatë  e kanë krijuar kërkesat e tepruara për lokale dhe hapësira të tjera.

Ndërsa duke komentuar deklaratën e myftiut Naim Tërnava, Aliu ka thënë se ndërtimi pa leje është i kundërligjshëm dhe se për gjëra të tilla merret gjykata./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: