Alush Telaku dhe Vanesa Beka garuan sot në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Periskopi.com Sporti

Notarët tanë, Alush Telaku dhe Vanesa Beka, kanë vazhduar garat në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Telaku garoi në 200 metra delfin, ku e mbylli garën në vendin e gjashtë, aq sa ishin garues, me kohë 2:13.84 minuta.

Beka garoi në disiplinën 50 metra bretkosë dhe doli e pesta, aq sa ishin garues, me kohë 37.14 sekonda.

Vanesa është vetëm 15-vjeçare dhe garat në LM “Oran 2022”, ku garoi me seniore, do të jenë përvojë e mirë  për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Telaku garon edhe nesër në 100 metra delfin, ku do të mbyllet edhe garimi i ekipit tonë në Oran.