Ambasadori gjerman ne Beograd: Krejt çfarë kanë nënshkruar Prishtina dhe Beogradi duhet të zbatohet, edhe “zajednica”

Ambasadori gjerman ne Beograd: Krejt çfarë kanë nënshkruar Prishtina dhe Beogradi duhet të zbatohet, edhe “zajednica”

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, tha se “gjithçka që është rënë dakord deri më tani në kuadër të dialogut në Bruksel duhet të ‘zbatohet'”, duke thënë se “kjo vlen edhe për Bashkimin e Komunave Serbe dhe për çështjen e energjisë”.

“Të dyja palët duhet të përmbushin pjesën e tyre dhe të gjitha çështjet e tjera të hapura duhet të zgjidhen”, tha Shib për ‘Politics’, transmeton Periskopi.

Ai tha, “qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila, natyrisht, do të zbatohet në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim nacionaliteti, të mund të jetojnë një jetë të qetë dhe të begatë në vendlindjen e tyre”.

I pyetur nëse do të ketë një ndryshim në politikën e jashtme të Gjermanisë ndaj Serbisë me një ministre të re të jashtme gjermane (Analena Berbock do të jetë në atë pozicion), ambasadori tha se “parimet bazë të politikës së tyre do të mbeten të njëjta, siç është mbështetja për procesin e anëtarësimit në BE” dhe mbështetje për reformat e nevojshme. ”

“Pozicioni ynë për çështjen e Kosovës gjithashtu do të mbetet i pandryshuar”, tha Shib./Periskopi/

Shpërndaje në: