Ambasadori Hovenier me video 4 minutëshe rendit top tri prioritetet e punës së tij: Dialogu i pari

Ambasadori Hovenier me video 4 minutëshe rendit top tri prioritetet e punës së tij: Dialogu i pari

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka publikuar një video njoftuese për ambasadorin e ri amerikan, Jeff Hovenier.

Në prezantimin e tij, Hovenier i drejtohet popullit kosovar me përshëndetje në shqip, serbisht dhe anglisht.

Ai flet për tri prioritetet që i ka si ambassador amerikan në vendin tonë: dialogu me Serbinë, një Kosovë e integruar, drejtësi funksionale, ekonomi që zhvillohet dhe mjedis të pastër.

Ja disa pjesë nga fjalimi 4 minutësh i z.Hovenier, përcjell Periskopi:

“Hello, në jam Jeff Hovenier, ambassador i ri i ShBA-së në Kosovë.

Unë sapo kam ardhur në Prishtinë, dhe së shpejti do të më bashkohet edhe gruaja ime Laura.

Jam i përulur nva besimi që më ka dhënë presidenti Biden dhe sekretari Blinken për të udhëhequr misionin në Kosovë për të vazhduar punën e rëndësishme në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve tona.

Kosova dhe historia e saj nuk janë të panjohura për mua.

Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve të shkurta janë thjeshtë mrekulli. Një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë dhe lidershipin që Kosova përçon jasht kufijve të saj.

Megjithatë, ka ende punë të pakryera, ja premtimi im për ju: do të punoj me qeverinë, aktivistë të shoqërisë civile dhe gjithë popullin e Kosovës”.

Një Kosovë plotësisht e angazhuar dhe integruar në rajon dhe në institucionet europiane dhe euro atlantike me marrëdhënie të përmirësuara të normalizuara me fqinjët e saj.

Një Kosovë me institucione të qëndrueshme ,të besueshme që ofrojnë shërbime eficiente për qyetarët e saj. Që ofrojnë shërbimë dhe ndajnë drejtësinë për liritë e të gjithë njerëzve.

Një Kosovë me ekonomi të qëndrueshme, dinamike që tërheq investime, mbron mjedisin dhe mban talentin inovativ./Periskopi 

Shpërndaje në: