Ambasadorja Kim: Bideni e bëri të qartë, “Non Grata” nuk negociohet

Ambasadorja Kim: Bideni e bëri të qartë, “Non Grata” nuk negociohet

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, ka risjellë në vëmendje se shpallja si persona non grata  për korrupsion është vendim i padiskutueshëm.

Ajo ka publikuar memorandumin kundër korrupsionit dhe theksohet se në  seksionin 7331 (c) (1) (A), shpalosen edhe arsyet e përcaktimit të dikujt si i padëshiruar drejt Amerikës.

“Pavarësisht pretendimeve faktet janë të pakthyeshme dhe pamohueshme” shkruan Kim.

Sipas saj, presidenti amerikan Joe Biden e ka bërë të qartë se e ata që përfshihen në korrupsion do të mbajnë përgjegjësi.

Kriteri kryesor për të marrë këtë përcaktim nga amerikanët, është përfshirja në korrupsion. Si e tillë, ajo është pika e parë e nenit 7031. SHBA-të, nëpërmjet shërbimeve të tyre sekrete, marrin informata mbi veprimtarinë e politikanëve në gjithë kontinentet.

Nëse këto të dhëna janë të mjaftueshme dhe vërtetohet se personat kanë qenë të përfshirë në korrupsion, atëherë përcaktohen nga Sekretari i Shtetit si të papërshtatshëm për hyrje në SHBA.

Lajmi mbi këto përcaktime bëhet publik nga vetë Sekretari, ose mund të mbahet edhe privat.

Në rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, kryediplomati amerikan në detyrë, Antony Blinken, e shpalli publikisht vendimin.

Sipas një paralajmërimi nga diplomacia amerikane, shpallje të tjera do të ketë së shpejti në Ballkan.

Këtë detaj e ka paralajmëruar edhe Albanian Post, të hënën e 4 tetorit. /Albanianpost.com

Shpërndaje në: