Amerika e pakënaqur me qeverinë e Talebanëve: Nuk ka asnjë grua

Amerika e pakënaqur me qeverinë e Talebanëve: Nuk ka asnjë grua

ShBA-ja ka thënë se është shqetësuar me përbërjen e qeverisë Talebane në Afganistan që nuk përfshinte asnjë grua dhe që përfshinte figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane.

Kabineti i përkohshëm do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të OKB-së. Një tjetër figurë problematike është Sirajuddin Haqqani, që po kërkohet nga FBI.

Grupi islamik kapi kontrollin Afganistanin pas një ofensive shumë të suksesshme para tri javësh, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Demonstratat e udhëhequra nga gratë janë mbajtur që prej se islamikët morën pushtetin.

Militantët kanë mohuar të kenë përdorur dhunë ndaj tyre, por qeveria e tyre do të përballet me shumë sfida, përfshirë stabilizimin e ekonomisë dhe marrjen njohjeve ndërkombëtare.

Në një deklaratë të lëshuar dje, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë: “Kemi vërejtur që në listën ka emra ekskluzivisht që janë anëtarë të Talebanëve dhe miqve të ngushtë të tyre, dhe se nuk ka gra”. /Periskopi

Shpërndaje në: