Amir Rrahmani zbulon ‘idetë e reja’ të Challandesit: Të gjithë po i pëlqejmë metodat e reja të trajnerit

Amir Rrahmani zbulon ‘idetë e reja’ të Challandesit: Të gjithë po i pëlqejmë metodat e reja të trajnerit

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte regjistroi një fitore të madhe, 1-0, si mysafire e Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Mbrojtësi ‘Dardan’, Amir Rrahmani tregoi se minutazhi i vogël i futbollistëve te klubet mund të ketë ndikuar në ndeshje, teksa u vërejt një tërheqje e futbollistëve pas ndeshjes.

”Normalisht nëse e keni pa pjesën e parë në fillim, kemi shku me presing të lart. Mirëpo, pas epërsisë, ekipi tërhiqet dhe shumica e lojtarëve nuk kemi lujtë 90 minuta me ekipet. Kështu që nuk kemi qenë të përgatitur me lu atë lojën që e luajmë ne.”

Mëtej, ai zbuloi se trajneri, Bernard Challandes ka implementuar ide të reja në skuadër, të cilat po u pëlqejnë futbollistëve. /Periskopi.com/

”Kemi fillu mi praktiku disa ide të reja dhe të gjithëve po na pëlqejnë këto ide.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: