Ana Kabashi paralajmëron këngën e re

Ana Kabashi paralajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur nga Peja, Ana Kabashi, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Bukuroshja shqiptare thotë se po vjen diçka e mirë, për të cilën po ashtu nuk ka dhënë detaje.

Foto: Screenshot/Instagram

“Diçka shumë e mirë vjen së shpejti”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Artistja shfaqet në një studio muzikore duke bërë përgatitjet për këtë projekt, ndonëse duket në formë të mrekullueshme.
Foto: Screenshot/Instagram

Fansat gjithashtu mezi po presin për këtë prurje të re të Kabashit në bazë të reagimeve që janë bërë krah postimit.

Ana viteve të fundit ka sjellë disa projekte të bukura për publikun që janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: