Analistët e gjunjëzojnë Haki Abazin në studio, e quajnë manipulator e ofendues ndaj publikut

Analistët e gjunjëzojnë Haki Abazin në studio, e quajnë manipulator e ofendues ndaj publikut

Zv/kryeministri në detyrë, Haki Abazi sonte është i ftuar në Debat Plus, ku ka marrë kritika të mëdha nga analistët në studio  rreth emërimeve të njerëzve të VV’së nëpër borde të ndërmarrjeve publike, transmeton Periskopi.

Teksa Abazi tentonte të përziente gjendjen me koronavirusin me këto emërime, analisti Vehbi Kajtazi e quajti ‘manipulator’.

‘’Mos e përdor pandeminë e me manipulu. Je t’u e manipulu publikun’’, ka thënë Kajtazi.

‘Nuk është manipulim’’, ia kthen Abazi.

Tutje ka vazhduar analisti Fidan Rama, duke ia kujtur se janë qeveri në dorëheqje dhe se po i ofendojnë qytetarët.

Fidan Rama: Asnjë moment nuk mund të përzieni rastin e kovidit me bordet, sepse nuk po menaxhohet mirë.  Sa i përket bordeve. Duhet larguar idenë që hajde një herë në parti, e pastajshërbe një pozitë të caktuar. Ju jeni qeveri në dorëheqje, e po silleni sikur keni edhe katër vjet mandat. Duhet me kuptu këtë. Je shkarku me 85 vota.  Mos na sillni sy pluhur sikur s është t’u ndodh asgjë në këtë vend. Ky është ofendim për qytetarët’’

Kajtazi: Kush more po thotë se nuk janë hajna këta të emëruar?/PERISKOPI/

Shpërndaje në: