Analisti ironizon me Vetëvendosjen: Më 2007 poshtë Ahtisaari, tash rroftë Ahtisaari

Analisti ironizon me Vetëvendosjen: Më 2007 poshtë Ahtisaari, tash rroftë Ahtisaari

 

Analisti Krenar Gashi ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me çështjen e ‘korrigjimit të kufijve’ ku është marrë veçanërisht me reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me temën në fjalë, shkruan Periskopi.

Vetëvendosje e mohon mundësinë e korrigjimin të kufijve, e madje ka paralajmëruar edhe protesta kundër një gjëje të tillë. E gjithë kjo duke dashur mbrojtjen e sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës që erdhi si rezultat i Pakos së Ahtisaarit më 2007.

Gashi në postimin e tij të shkurtër e vlerëson si hipokrizi ndërrimin radikal të qëndrimeve në lidhje me çështjen.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: “Viti 2007: poshtë Ahtisaari
Viti 2018: rroftë Ahtisaari

Ec e merre vesh… P’e dini për kënd e kam fjalën”

Shpërndaje në: