Analisti thotë se Albin Kurti “ka marrë peng familjen Jashari”

Analisti thotë se Albin Kurti “ka marrë peng familjen Jashari”

Analisti i mirënjohur politik, Albert Heta, ka komentuar emërimin e z. Bashkim Jashari në krye të Ushtrisë së Kosovës.

Bashkim Jashari do të pasojë Rrahman Ramën, dajën e tij, në krye të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Z. Rama raportohet se është shkarkuar pasi nuk kishte pranuar t’i lyente me ngjyrë të kaltër disa automjete të dhuruara nga ShBA-të, e që kishte çuar në një notë diplomatike nga këta të fundit që ndaluan përdorimin e tyre pa lejen e tyre.

Duke iu referuar këtij rasti, por edhe rasteve kur emri i Murat Jasharit përmendej për pozitën e presidentit të Kosovës, analist Heta thotë si vijon:

“Dikur familja e hekurt e mendjes politike te Hamze Jasharit, apo qysh ka mberri Albin Kurti me transformu dhe me marre peng kete familje mburrje e krenari te Kosoves per me ba prone te regjimit te tij vet-per-vet, te cilen e shfrytezon sa here t’i duhet edhe per ckado qe i duhet? Hm?”

Shpërndaje në: