Andin Lokaj: Shkarkimi i Rafet Prekazit do të ishte hap i ngutshëm

Andin Lokaj: Shkarkimi i Rafet Prekazit do të ishte hap i ngutshëm

Kombëtarja e Kosovës në futboll, grupmoshat U21, do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2021 si mysafir i Turqisë.

Tashmë dihet se ‘Dardanët’ nuk kanë asnjë gjasë për të siguruar pozitën që dërgon në kampionatin më prestigjioz të grupmoshave U21 në Evropë, vitin e ardhshëm.

Kosova zë vendin e parafundit në tabelë me nëntë pikë dhe kjo ka nxitur zërat për një shkarkim të mundshëm të Prekazit.

Mirëpo, jo të gjithë besojnë se shkarkimi i tij do të ishte vendimi më i mirë.

Një prej atyre që mendojnë se largimi i Prekazit do të ishte hap i ngutshëm, është edhe opinionisti dhe kolumnisti i Periskopit, Andin Lokaj.

”Organet kompetente janë ato që do të vendosin për ndryshimet eventuale në futbollin tonë, por sa i përket U21 mendoj që do të ishte hap i ngutshëm,” ka thënë Lokaj për Periskopin.

”E them këtë ngase në U21 nga fillimi i punës së Prekazit dhe Celinës shkaku i kushteve të vështira me të cilat jemi përballur në atë grupmoshë, asnjëherë nuk ka munguar puna e palodhur nga e cila dolën shumë lojtarë kualitativ të cilët më pas veshën fanellën e shenjtë të kombëtares A.

”Milot Rashica, Bersant Celina, Ardian Ismajli i cili shkoj te Shqipëria, më pas Idriz Voca, Florent Hasani dhe së fundi Lirim Kastrati dhe Mirlind Daku, duke shtuar edhe emrin e kapitenit aktual te U21 Eris Abedinit që kaloi në La Liga te Granada, pra nëse kompetentët vendosin që të bëhen ndryshime atëherë do të duhej të sillnin ndonjë spanjoll ngase Prekazi e ka ndërtuar një lojë atraktive duke krijuar identintet i cili u vërejt edhe kur mungon komplet ekipi i parë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: